Arrestohen tre hajdutë nga Shkupi, zbardhen pesë vjedhje

Policia zbardhi rastin e pesë vjedhjeve duke privuar nga liria tre persona nga Shkupi, të cilët janë zënë duke transportuar gjëra kriminale, informon Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 28.03.2022 rreth orës 21:30 nëpunësit policor nga NJPB Gazi Babë i privuan nga liria M.G.(21), B.T.(21) dhe Z.N.(22), të gjithë nga fshati Ognjanci, Shkup. Ata janë zënë me automjetin “Fiat Bravo” me targa të Shkupit, duke transportuar gjëra nga veprat penale”, citohet në kumtesën e MPB-së.

Personat janë mbajtur në stacionin policor dhe në bisedën zyrtar i kanë pranuar pesë vjedhjet të cilat i kanë bërë në shkurt dhe mars të vitit 2022 në shtëpitë e uikendit në fshatrat Katllanovë dhe Badar.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngritet padi penale për “vjedhje sipas nenit 236 të Kodit Penal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme