Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Fushë Kosovë për veprën mundësim apo detyrim me prostitucion.
Në raportin e Policisë, bëhet e ditur se dje rreth orës 20:30 në Fushë Kosovë, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjti në lokalin e tyre dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagës.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt
Raporti i plotë nga Policia:
Fushë Kosovë (NN) 02.02.2021 – 20:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjti në lokalin e tyre dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.