Ministria për Punë të Brendshme njofton se zyrtarë policorë të policisë kriminale në SPB-Manastir kanë privuar nga liria tre persona, D.O.(37) dhe A.A.(35), të dy nga Manastiri, si dhe është bërë intervistë zyrtare në stacionin policor me A.M. (27) gjithashtu nga Manastiri.
“Ata dyshohet se kanë kryer disa vjedhje të rënda si në shtëpi, automjete pasagjerësh dhe një bastore sportive, nga ku kanë marrë gjësende dhe para të ndryshme”.
“Sendet e konfiskuara iu kthyen pronarëve dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj personave të arrestuar do të ngritët kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Manastir.