Tre persona janë privuar nga liria në bastisje të kryera në Bit Pazar dhe Saraj të Shkupit.
“Më 18.07.2026, në fshatin Saraj të Shkupit, nëpunës policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria M.A. (40) nga fshati Radushë, pasi gjatë një bastisjeje të realizuar nga nëpunës policorë të Njësisë për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup në shtëpinë e tij, me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë “Glok” e kalibrit 9×19 mm, një karikator dhe 13 fishekë”, njoftoi MPB.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
The post Arrestohen tre persona në Shkup, policia gjen drogë dhe armë appeared first on Alsat.



