Arrestohen tre persona për grabitjen e një farmacie në Suharekë

Pas një pune intensive hetimore është bërë i ditur identiteti i tre të dyshuarve të cilët më 03 shkurt, rreth orës 20:45 minuta të maskuar dhe me thika kanë hyrë në barnatoren “Vjosa Farm” dhe nën kanosje serioze kanë grabitur arkën e farmacisë.

Sipas hetuesve të cilët e kanë trajtuar rastin, thuhet se aty i ka pritur i dyshuari i tretë me një automjet të llojit BMW.

Gjatë intervistave veç e veç, në prani të avokatëve mbrojtës është kuptuar deri në detaje se si është kryer grabitja.

Për rezultatin e hetimeve është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimet mbi ndalimin e grabitësve. Po ashtu, në cilësi të provës materiale është sekuestruar edhe vetura e dyshuar.