Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar, pasi kishin bërë pagesë me një kartëmonedhë prej 20 euro në një pompë derivatesh në Ferizaj, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve policia ka gjetur edhe një kartëmonedhë tjetër, e cila dyshohet të jetë edhe ajo e falsifikuar, raporton Insajderi.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com