19 vjeçari I.S nga Komuna e Shtimes, është arrestuar nga Policia e Kosovës, në lidhje me rastin e dyshimeve për keqtrajtim seksual ndaj të miturës M.O, po ashtu nga kjo komunë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, sipas të cilit, i arrestuari tashmë është para prokurorit të rastit.
I.S, sipas viktimës, dhunshëm e kishte futur në veturën e tij një 11- vjeçare dhe e kishte dërguar në afërsi të një fshati të Shtimes. Policia, pas intervistimit më datën 2 nëntor, të dyshuarin e kishte lëshuar në procedurë të rregullt, derisa mbrëmë, Prokuroria autorizoi Policinë që ta arrestonte atë.