Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se ka privuar nga liria një 20 vjeçar i cili sulmoi fizikisht një pjesëtarë të policisë.
“Mbrëmë (05-janar) rreth orës 01:00, në rrugën “Ivo Lola-Ribar” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 20-vjeçarin B.M. nga Tetova, i cili pak më herët kishte sulmuar fizikisht njërin prej tyre derisa po kryenin veprime zyrtare. B.M. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit dhe kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk