Arrestohet 21-vjeçar nga Gjevgjelia, transportonte ilegalisht 13 emigrantë

Një 21-vjeçar nga Gjevgjelia është arrestuar mbrëmë nga policia, pasi është kapur duke transportuar 13 emigrantë nga Siria.
Nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njoftojnë se 21 vjeçari M.G është arrestuar mbrëmë rreth orës 19:30 në fshatin Davidovë nga zyrtarë policorë.

“Me automobil të tipit ‘Folksvagen tuareg’ ka transportuar 13 migrantë nga Siria, dy prej të cilëve të mitur. Është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria për Punë të Brendshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme