Arrestohet 22 vjeçari nga Tetova, i konfiskohet një thikë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 22 vjeçarin L.A. nga Tetova, i cili sillej në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë, ndërsa gjatë kontrollit i është gjetur edhe një thikë.

“Dje (07-shkurt) rreth orës 20:00 në hyrje të Kamenjanit të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë ndaluar 22-vjeçarin L.A. nga Tetova, i cili është sjellë në mënyrë agresive gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare dhe të njëjtit gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj L.A. do të përgatitet një parashtrim përkatës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme