Ministria për Punë të Brendshme njofton se dje në ora 15:50 në fshatin Kopanicë, komuna e Sarajit, zyrtarët policorë kanë arrestuar 27 vjeçarin Sh.S. nga fshati Kopanicë.
Sipas njoftimit të MPB-së ai kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vjetësh për veprën penale “vjedhje e rëndë” që është e dënueshme në bazë të nenit 236 nga Kodit Penal.
Personi i arrestuar është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit.