Një 27-vjeçar nga Rosomani është privuar nga liria në orët e mëngjesit të sotëm, pasi dyshohet se ka vrarë nënën e tij me një mjet të mprehtë, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Rosoman, ku i dyshuari i ka shkaktuar plagë nga shpimi nënës së tij 54-vjeçare.
“Më 30.03.2026, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria I.R. (27) nga Rosomani. Në SPB Veles, ai vetë ka deklaruar se mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, në shtëpinë familjare, duke përdorur një send të mprehtë, i ka shkaktuar plagë nga shpimi nënës së tij 54-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë nga plagët e pësuara. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë të Kavadarit”, thanë nga MPB.
MPB informoi se në vendin e ngjarjes po kryejnë hetime prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Kavadar dhe një ekip hetimor nga NJPB Kavadar. /Alsat.mk.



