Arrestohet 40 vjeçari nga Tetova, sulmoi fizikisht gruan e tij

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria një 40 vjeçar i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike.

“Dje (27-shkurt) rreth orës 17:50 efektivët e policisë të Sektorit të punëve të brendshme Tetovë- DPB Gostivar, kanë privuar nga liria 40-vjeçarin V.L. nga Gostivari, i cili më parë kishte qenë i raportuar nga gruaja e tij 32-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme