Policia ka arrestuar mbrëmë një 42-vjeçar nga Çergani, ndaj të cilit ishte shpallur fletarrest. Sipas njoftimit të MPB-së, mbrëmë në orën 20:30 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Gostivar, zyrtarët policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kanë arrestuar 42-vjeçarin me iniciale B.N. Policia tha se kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e gjashtë muajsh për vepër penale të kryer sipas nenit 386 të Kodit Penal. Ky nen i referohet dhunës së rëndë që krijon ndjenjë pasigurie, kërcënim ose frikë te një person tjetër dhe parashikon dënim me burg nga tre muaj deri në tre vjet. I arrestuari mbrëmë është dërguar në Institucionin korrektues-përmirësues në Idrizovë për vuajtje të dënimit. /Alsat.mk