Arrestohet 52 vjeçari nga një fshat i Tetovës, sulmoi fizikisht nënën e tij

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se pak pas mesnate ka privuar nga liria 52 vjeçarin D.A. nga një fshati i Tetovës i cili paraprakisht ishte denoncuar nga nëna e tij për dhunë fizike, shkruan Alsat.

“Mbrëmë (31-tetor), dhjetëra minuta pas mesnate, pjesëtarët e policisë të SPB- Tetovë kanë privuar nga liria 52-vjeçarin D.A. nga një fshati Tetovës, i cili paraprakisht ishte raportuar nga nëna e tij 72-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Sipas raportit të policisë D.A. e kishte lënduar nënën e tij me një mjet prej druri. Rasti po zbardhet dhe ndaj tij do të ngritët parashtresë përkatëse.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme