Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, për shkak se një ditë më parë, një 67 vjeçar ka humbur jetën në banesën e tij.
Sipas njoftimit të Policisë, 67 vjeçari ka qenë duke kryer punime në banesën e 58 vjeçarit, por ka rënë nga lartësia, duke mos u mbijetuar dot lëndimeve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 58 vjeç, pasi në banesën e tij ka humbur jetën shtetasi B. K., 67 vjeç, i cili duke punuar ka rënë nga lartësia” tha policia.