Arrestohet 69 vjeçari nga Tetova, dyshohet për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike

Mbrëmjen e djeshme (14-korrik) prej ora 19:00 deri në ora 21:00, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe mjediset ndihmëse të 69-vjeçarit Q.E. Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur kokainë, marijuhanë, 12 tableta (ekstaze) dhe një peshore dixhitale, të cilat janë marrën për ekspertizë.

“Personi Q.Е. Menjëherë është privuar nga liria dhe ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës sot (15-korrik) me një parashtresë adekuate për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve” (neni 215 të Kodit Penal) do të sillet para gjykatësit në procedurën paraprake të Gjykatës Themelore Tetovë”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme