Policia e Maqedonisë e ka arrestuar Blerim Ametin, organizatorin e protestave të sotme në qytetin e Tetovës.
Ai përmomentin është në stacionin policor të Tetovës, ndërsa në përkrahje të tij jashtë ka protestues të tjerë, raporton Nistori.
Ahmeti sot para protestuesve shprehu revoltën e tij në emër të të gjithë protestuesve, duke kërkuar mbështetje nga të gjithë qytetarët.
Ndryshe, sot qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Iliria” për të protestuar në lidhje me tragjedinë në Tetovë, ku humbën jetën 14 pacientë, ndërsa 12 të tjerë u lënduan.
Protestuesit kërkuan përgjegjësi për këtë rast, si dhe dorëheqjen e Qeverisë./Nistori/