Arrestohet “Dëshmitari X”

 

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka ndaluar Albert Veliun bashkë me të birin e tij.Ai njihet si “Dëshmitari X” në audiopërgjimin e Agron Xhafajt – vëllait të ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj.

“Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës bazuar në autorizimet ligjore me dt. 27.05.2018, ka ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Të ndaluarit janë trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore”, ka thënë për klankosova.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniq, lidhur me ndalimin e Veliut.

Mediat në Shqipëri raportojnë se Veliu është personi i cili në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë flet me Agron Xhafajn për pazare droge.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme