Arrestohet djali i “famëkeqit” Nehat Kulla për dhunë në familje. Kush është 43-vjeçari me precedent penal të mëparshëm ?

Mësohet se policia e Tiranës ka vënë në pranga një 43-vjeçar, të identifikuar si Nehat Kulla i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje. 43-vjeçari Nehat Kulla, duket se nuk është një emër i panjohur pasi ai është arrestuar dhe më parë për vepra të tjera penale.


Ndaj tij rëndojnë 3 vepra penale “Dhuna në familje”, “Vetëgjyqësia”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vetëgjyqësia”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës”, thotë policia.

Po kush është Robert Kulla?

Robert Kulla nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është arrestuar në shtator të 2016 si autor i dyshuar i një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, më 9 gusht të 2016.

Në shtëpinë e Kullës në atë kohë policia gjeti disa mijëra euro të cilat dyshoheshin se ishin grabitur në bankën e nivelit të dytë.

Por prokuroria gjatë kësaj kohe nuk arriti të vërtetojë se paratë ishin të bankës dhe për këtë arsye kërkoi lirimin e tij disa ditë pas arrestimit.

Nehat Kulla

Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, vdiq 4 vite më parë, në 2024. Ai do të vetëquhej “gjenerali”, pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip “Chevrolet” me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake.

Të paktën atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë.

Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.

Kundërshtarët politikë të Fatos Nanos në atë kohë publikuan një foto të tij në burg me Nehat Kullën, duke deklaruar se Nano kishte lidhje me kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë. Arrestimet dhe daljet e shumta nga burgu të Kullës i shtuan dyshimet për lidhje të ngushta të tij me politikën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme