Arrestohet drejtori i një Klinike në QKUK, mori ryshfet për ta operuar një pacient

Drejtori i Klinikës së Urologjisë, Rexhep Kasumi, dyshohet se nuk ka pranuar ta fusë një pacient në sallën e operacionit para se ai paraprakisht t’ ia paguajë 100 euro ryshfet.

Policia e Krimeve Ekonomike e ka arrestuar drejtorin e Urologjisë të premten rreth orës 10. Burime të gazetës kanë thënë se një familjar i një pacienti të kësaj klinike është ankuar ditë më parë se në QKUK nuk po pranojnë ta operojnë pa paguar ryshfet, shkruan sot Koha Ditore.

“Policia e ka similuar rastin dhe e kanë zënë mjekun në flagrancë”, ka thënë ky burim.

Në Policinë e Kosovës e kanë pranuar arrestimin e këtij zyrtari.

“Rreth orës 10:20, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK) pas pranimit të një informacioni nga një qytetar, ka ndërmarrë disa veprime policore në drejtim të hetimit të një personi, mbi dyshimin e bazuar të përfshirjes në veprën penale ‘Marrje e Ryshfetit’”, ka thënë Daut Hoxha zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Aksionin e ka zhvilluar Policia Rajonale e Prishtinës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme