E dashura e Safet Bajrit u arrestua nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të 2018 në Shkodër.
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se shtetësja me inicale E.A, pronare e një butiku rrobash në Myslym Shyr në Tiranë, është vënë në pranga 5 ditë pas partnerit të saj.
Mësohet se Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e “arrestit me burg”, për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje të autorit të krimit.
Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala zbardhi mbrëmjen e së mërkurës rolin e E.A në ngjarjen e 2018 që përplasi dy familjet Lici e Bajri.
E.A ndodhet aktualisht në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit.