Arrestohet edhe një person për tentim-vrasjen e Azem Vllasit

Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë tre persona si të dyshuar për përgatitjen e tentim-vrasjes ndaj avokatit Azem Vllasi. Fillimisht Policia kishte arrestuar Murat Jasharin, Avni Llumnicën, kurse në orët e mbrëmjes është arrestuar edhe një i dyshuar i tretë për përgatitjen e sulmit.

 

“Pas një angazhimi operativo-hetimor është arritur të arrestohet i dyshuari që ka kryer këtë akt së bashku me një person tjetër po ashtu të dyshuar. Kurse në orët e vona të mbrëmjes është arrestuar edhe i dyshuari i tretë lidhur me rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Te të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë.

Ndërkohë që, ka filluar gjykimi ndaj të dyshuarve Murat Jashari, dhe Avni Llumnica si dhe një personi tjetër për tentim-vrasjen e avokatit Azem Vllasi.

Seanca fillestare për tre të dyshuarit është duke u zhvilluar pa praninë e mediave.

Kjo me arsyetimin e gjyqtares së rastit se rasti është në shqyrtimin fillestar dhe se mediat nuk mund të lejohen në seancën ku caktohet masa e sigurisë ndaj të dyshuarve.

Gazetari i Express është në vendin e ngjarjes dhe shumë shpejt do ju sjellim informacionet e fundit rreth seancës gjyqësore. /GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme