Policia holandeze e ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë në lidhje me një kërcënim në Roterdam, ku një koncert roku u anulua pas një informate nga autoritetet spanjolle, njofton transmetuesi holandez, NOS.
Arrestimi u bë sot në mëngjes në jug të Holandës, shkruan NOS, transmeton Express.
Policia ende është duke e marrë në pyetje një spanjoll, i cili u ndalua në Roterdam duke e vozitur një furgon me bombola gazi./Express/