Automjeti është ndaluar në fshatin Novosellë. Gjatë kontrollit, pasagjeri i identifikuar si Egzon Reshani ka tentuar t’u shmanget zyrtarëve policorë duke ikur në këmbë drejt vijës kufitare, në drejtim të Breznicës.
Megjithatë, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë dhe arrestojnë atë në afërsi të vijës kufitare, duke parandaluar largimin e tij nga territori i Kosovës.
Sipas Policisë, ndaj të dyshuarit kishte urdhërarrest aktiv, pasi kërkohej nga organet e drejtësisë për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Fajde”, “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Detyrim”.
Gjatë kontrollit të të arrestuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një thikë. Për këtë rast është njoftuar prokurori kompetent dhe, sipas udhëzimeve të tij, është iniciuar rast për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Pas përfundimit të procedurave nga Policia Kufitare, i dyshuari i është dorëzuar njësive kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, për procedura të mëtejme lidhur me urdhërarrestin dhe rastet për të cilat kërkohej. /Telegrafi/