Arrestohet gazetari shovinist maqedonas

Këtë pasdite në fermën e vëllait të tij u arrestua gazetari Milenko Nedelkovski, i cili aktualisht gjendet në Stacionin Policor të qytetit, ku do të transferohen në paraburgimin në Veles, siç mëson “Infomaks” nga burime të policisë.

Siç mësohet, Nedelkovski është marrë nga policia nën akuzën e dhunës dhe kërcënimit me jetë të Kryeministrit të Maqedonisë.

Më parë, Nedelkovski njoftoi në faqen e tij në Facebook, se tek dera erdhën policët që u përpoqën për ta arrestuar.

Nedelkovovski është i njohur për qëndrimet e tij ekstreme shoviniste anitshqiptare, për të cilat shpesh herë deri tani ka reaguar publiku, por asnjëherë nuk është ndërmarrë asgjë nga organet kompetente për ta ndalur gjuhën e tij të urrjetjes.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme