Arrestohet i dyshuari i katërt për rastin te rruga “B”

Mbrëmjen e së enjtes është arrestuar njëri nga të dyshuarit për rastin vrasje në tentativë, që ka ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë.

Në njërën nga banesat në rrugën “Vëllezërit Domaneku” është arrestuar i dushuari, L.S 24 vjeçar.

Në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 1 revole, 1 pistolete, maska, telefona mobil, katër qese substance te dyshuar narkotike, fisheke e gjësende te tjera.

Aktualisht zyrtarët policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme