Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Pejë

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme është arrestuar i dyshuari për vrasjen e cila ndodhi sot pasdite në qytetin e Pejës.


Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e konfirmoi prokurori i rastit, Haxhi Sinanaj.

“Në bazë të kamerave e kemi identifikuar të dyshimtin dhe e kemi arrestuar. Edhe arma me të cilën është kryer vepra është konfiskuar. Tash po i nënshtrohet intervistimit”, tha Sinanaj.

Aktualisht para stacionit të policisë në Pejë vërehet prani e shtuar e policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme