I mituri që hoqi tabelën nga Konsullata e Republikës së Serbisë në Kumanovë është privuar nga liria
Policët nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria një të mitur 17 vjeçar nga Kumanova, duke vepruar sipas kallëzimit të pranuar më datë 29.11.2024 në ora 09:05, se është grisur një tabele nga zyra e Konsullatës së Republikës së Serbisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, me vendndodhje në Kumanovë. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, në koordinim me Agjencinë për Siguri Publike Kumanovë, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë ndërmarrë masa dhe veprime dhe kanë bërë zbardhjen e krimit.
I mituri është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, SPB Kumanovë do të bëjë kallëzim penal nga neni 319 i Kodit Penal në KSHP Kumanovë.