Arrestohet i riu që aksidentoi për vdekje 63-vjeçarin disa ditë më parë

Kur 63-vjeçari me inicialet K.H u gjet në rrugë fillimisht u duk se ngjarja ishte aksidentale. Pranë tij ishte një bicikletë me të cilën policia dyshoi se ishte rrëzuar. Ai u dërgua me urgjencë në spital ku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Por pas hetimeve të thelluara të Policisë, doli se viktima ishte aksidentuar nga një i ri me motorr.

“Më datë 29.06.2022, u gjet në rrugë, i rrëzuar nga biçikleta, shtetasi K. H. Në bazë të dyshimeve të krijuara se 63-vjeçari nuk ishte rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, siç u raportua fillimisht, por ishte goditur nga një mjet tjetër” njoftoi policia që arrestoi një të ri.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 29 Qershor, në aksin rrugor “Samatic-Drenovicë”, rreth orës 20:00, shtetasi E. D., duke drejtuar një motomjet, pa targa, ka goditur shtetasin K. H., i cili ka qënë duke drejtuar biçikletën dhe është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e goditjes me motomjet, 63-vjeçari është rrëzuar nga biçikleta dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë, si pasojë e të cilave humbi jetën në spital./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme