Arrestohet inspektorja e AUV-së, dyshohet se mori 250 euro ryshfet

Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, kundër D.M. (42) nga Shkupi, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “marrje ryshfeti”, sipas nenit 357, paragrafi 1 të Kodit Penal.
Sipas njoftimit, e dyshuara është e punësuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së RMV-së si inspektore shtetërore e ushqimit.
“Në periudhën prej 17.09.2026 deri më 25.09.2026, gjatë ushtrimit të kontrollit të rregullt në një person juridik – objekt hotelierik, ka kërkuar një shumë të hollash prej 250 eurosh në formë ryshfeti që të përpilojë procesverbalin e mbikëqyrjes inspektuese të realizuar në të cilin do të konstatojë se nuk janë evidentuar parregullsi në punën e subjektit juridik edhe pse e ka ditur dhe ka qenë e vetëdijshme se subjekti juridik nuk i posedonte procedurat për prodhim të mirë të ushqimit dhe praktika të mira higjienike kur e ka kryer kontrollin”, njoftoi MPB.
Sipas njoftimit, paratë dyshohet se i ka pranuar më 25 shtator 2026, dhe në të njëjtën ditë ia ka dorëzuar palës së dëmtuar edhe procesverbalin e mbikëqyrjes inspektuese të realizuar.
Ndaj të dyshuarës është ngritur kallëzim penal, ndërsa për rastin do të veprojë Prokuroria Themelore Publike në Shkup./Alsat.mk.

The post Arrestohet inspektorja e AUV-së, dyshohet se mori 250 euro ryshfet appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme