Arrestohet ish-drejtori i Shërbimit për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme të Qeverisë së Maqedonisë

Policia Financiare e ka arrestuar ish-drejtorin e Shërbimit për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Vase Donevskin.

Duke u thirrur në burime të Drejtorisë së Policisë Financiare, një pjesë e mediave theksojnë se Donevski është arrestuar dhe është marrë në pyetje për shkak dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare në kohën kur ka qenë drejtor.

Nga Drejtoria e Policisë Financiare konfirmuan se është arrestuar.

Ato informojnë se për nesër paralajmërojnë konferencë për media nga drejtori, Arafat Muaremi ku do të informojë për lëndën që ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizim nga ana e ish-drejtorit.

Qeveria e re e shkarkoi Donevskin në qershor të vitit të kaluar dhe në vend të tij e emëroi Pece Mirçevski të LSDM-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme