Arrestohet kosovari që tmerronte zviceranët

Një person 36 vjeçar nga Kosova, për të cilin kishte një fletarrest është kapur të hënën pasdite në Weil am Rhein, në urën që bashkon Gjermaninë me Zvicrën, shkruan presseportal.de

Kapja e tij ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit në mes të Policisë Federale të Gjermanisë dhe rojeve kufitare të Zvicrës. Të dyja këto kishin formuar një ekip të përbashkët veprimi.

Ndaj kosovarit ishte ngritur një fletarrest nga autoritetet gjermane, për një rast shantazhi me grabitje të rëndë në Bochum të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.

Nga dënimi prej pesë vjet e gjashtë muaj burg, atij i kishin mbetur pa vuajtur edhe 989 ditë.

Ai është dërguar për vuajtje të burgut në Lorrach të Gjermanisë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme