Mile Janakieski, ish-ministri i Transportit të Maqedonisë, është arrestuar mbrëmjen e së martës. Bashkë me të është arrestuar edhe ish-Sekretari i Qeverisë, Kiril Bozinovski.
Ata janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe ky vendim u miratua nga Gjykata Penale.
Arrestimi ka ardhur si rezultat i arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski dhe për të shmangur një largim potencial të tyre, shteti maqedonas ka marrë këtë veprim.
Të dy të arrestuarit janë nën hetim për çështjen “Talir” dhe janë akuzuar në disa raste të tjera që përfshirë “Titanikun”.



