Policia e Kosovës ka arrestuar të kërkuarin Naser Avdyli, i cili është i dënuar nga Gjykata për pjesëmarrje në luftën e Sirisë.
Lajmin për arrestimin e Avdylit e konfirmuan burime të KALLXO.com brenda Policisë.
37-vjeçari nga një fshat i komunës së Dragashit ka qenë në arrati. Në prill të vitit të kaluar, Gjykata Themelore e Prishtinës, e kishte dënuar Avdylin me katër vjet e gjysmë burg. Ai kishte qenë në mesin e nëntë të akuzuarve që u shpallën fajtorë për terrorizëm në bazë të një aktakuze të ngritur nga Prokuroria Speciale.
Në qershor të këtij viti, Gjykata e Apelit i kishte vërtetuar dënimet e dhëna nga Gjykata Themelore, duke refuzuar ankesat e mbrojtjes së të dënuarve.