Arrestohet në Britani një 48-vjeçar i kërkuar për vrasje për gjakmarrje, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë.


Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale L. L., 48 vjeç, i cili kërkohej në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, të vitit 2023, dosje e cila tashmë ndodhet në duart e SPAK.

Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për disa vepra të rënda penale, ndër to:

  • “Vrasje për arsye gjakmarrjeje”,
  • “Sigurimi i mjeteve dhe kushteve për kryerjen e vrasjes”,
  • “Grup i strukturuar kriminal”,
  • “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Lidhje me vrasjen në Peqin, në vitin 2021

48-vjeçari dyshohet se ka qenë organizatori dhe financuesi i një vrasjeje të ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin, në vitin 2021, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. B.

Sipas hetimeve, L. L. ka siguruar mjetet dhe kushtet për realizimin e krimit, si dhe ka ndihmuar në transportimin dhe largimin e autorëve nga vendngjarja, duke vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Policia e Shtetit

Kapet dhe arrestohet në Mbretërinë e Bashkuar një shtetas shqiptar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i kërkuar për vrasje për arsye gjakmarrjeje.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, është arrestuar shtetasi shqiptar L. L., 48 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan (dosje e kaluar pranë SPAK), e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:

“Vrasje për arsye gjakmarrjeje”,

“Sigurimi i mjeteve dhe kushteve për kryerjen e vrasjes”,

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e veçantë të bashkëpunimit,

“Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Përmbledhje e ngjarjes:

Në fshatin Gjocaj, Peqin, në vitin 2021, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B.

Shtetasi L. L. dyshohet se ka pasur rolin e organizatorit dhe financuesit të kësaj vrasjeje, si dhe ka siguruar mjetet dhe kushtet për kryerjen e saj. Po ashtu, pas ngjarjes, ka ndihmuar në transportimin dhe largimin e autorëve nga vendngjarja.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, që ka në fokus lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim për vepra të rënda penale.

Veprimet e mëtejshme procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë janë në proces, në bashkëpunim me autoritetet britanike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme