Arrestohet në Kalamata, babai shqiptar për mizori mbi foshnjën, e vogla në gjendje të rëndë në spital

Në Greqi, Drejtorinë e Sigurimit të Kalamatës është arrestuar një baba 20-vjeçar, i cili dyshohet se e ka dhunuar fëmijën e tij katër muajsh.

Foshnja katër muajshe ndodhet e shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e fëmijëve “Agia Sophia” në Athinë, pasi nga analizat dhe CT rezultoi se ka dëmtime të rënda në tru dhe mavijosje në të gjithë trupin.

 Babai shqiptar do të nxirret të hënën  në Gjykatën e Rrethit të Qiparisisë, ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia e arrestimit të nënës së foshnjës me akuzën e neglizhencës.

Në mënyrë të veçantë, sipas policisë, pasditen e së dielës një çift që jeton në një komunitet lokal të komunës së Trifilisë, në Mesini, kanë dërguar në spitalin e Qiparisisë fëmijën e tyre katër muajsh, i cili kishte plagë dhe të nxira në trup.

Më pas foshnja u transferua në spitalin e Kalamatës, por për shkak të gjendjes kritike shëndetësore, mjekët vazhduan intubimin e tij, duke e cilësuar të nevojshme edhe transferimin e tij në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia” në Athinë.

Mjekët e spitalit të Kalamatës kanë njoftuar nëndrejtorinë e Sigurimit të Kalamatës për ngjarjen dhe më pas babai dhe nëna e foshnjës janë sjellë nga efektivët e policisë së Athinës, për të konstatuar rrethanat e plagosjes së fëmijës.

Sipas policisë, siç rezultoi nga hetimet e deritanishme, babai për sa kohë ka qenë me foshnjën, për shkak të mungesës së nënës në punë, në përpjekje për të mos qarë më fëmijë, e ka tundur me dhunë dhe e ka shtrënguar fort duke bërë që foshnja të vuajë me sindromën e dridhjes.

Ndërkohë, sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e çiftit iu gjet një pistoletë, gëzhoja dhe një bimë kanabis.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme