Autori i vrasjes së Mario Majollarit, Kastriot Gjuzi është arrestuar nga autoritetet kosovare në përpjekje për t’u larguar.
Sipas informacioneve paraprake, Gjuzi ka tentuar të largohet malit për në shtetin fqinj, por është pikasur nga policët kufitare afër Vërmicës.
Mario Majollari u vra më 10 prill, në një pritë poshtë shtëpisë. Dyshimet e para ishin pikërisht për hakmarrje, pasi i ati i 28-vjeçarit, Avni Majollari, vuan dënimin me burgim të përjetshëm për dy vrasje në vitin 2001.
Kastriot Gjuzi është vëllai i njërit prej viktimave të vrasjes, transmeton tch.
Vetë Mario kishte kërkuar azil në Suedi, por i ishte refuzuar. Mediat suedeze shkruan për 28-vjeçarin.