Arrestohet në Maqedoni kryetari i Bashkisë Shqiptare

Arrestohet në Maqedoni kryetari i Bashkisë Pustec, Edmond Themelko.

Sipas medieve lokale, Edmond Themelko është arrestuar pak momente më parë nga policia pasi gjykata dje kishte kërkuar masën e paraburgimit dhe menjëherë pas kërkesës së gjykatës ishte lëshuar një flet-arrest ndërkombëtar.

Kreu i Pustecit, Edmond Themelko është akuzuar në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore, raporton ALSAT.

Përveç Temelkos, në “Titanik” akuzohen edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski si dhe ministrat në qeverinë e tij, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkovska­Boshkovska dhe Mile Janakieski. Në mesin e 20 të akuzuarve janë edhe Martin Protugjer dhe Kirill Bozhinovski. Përveç ish krerëve të VMRO DPMNE­së janë akuzuar edhe funksionarë të BDI­së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme