Arrestohet në Morinë 28-vjeçari nga Kosova, kërkohej nga Gjermania

Një 28-vjeçar kosovar është arrestuar në Morinë pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga shteti gjerman.

Informacioni zyrtar i policisë bëjnë të ditur se është bërë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin në Gjermani të Kastriot Rashanit, 28 vjeç, nga Vushtria e Kosovës, transmeton tch.

“Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Trier/Gjermani, me vendim Nr. 35a Gs 594/18, datë 16.02.2018, ka lëshuar Urdhrin e kërkimit Ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje e ligjit të drogave”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal Gjerman”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme