Është arrestuar në Prishtinë një person i cili dyshohet të ketë kryer krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë në vitin 1999
I dyshuari është arrestuar në lagjen Emshir në Prishtinë, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
Ai dyshohet të ketë kryer krime ndaj popullatës civile në Kosovë në majin e vitit 1999.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-serb, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile”, thekson raporti.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.