Raportohet se dje rreth orës 14:00, në sheshin Shadërvan në Prizren, Hetuesit e Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore kanë hasur një fëmijë të moshës 7 vjeçare i nacionalitetit rom duke kërkuar lëmoshe.
Kushtet atmosferike në atë kohe ishin shumë të ftohta. Fëmija është marrë nga hetuesit dhe është sjellë në Stacion Policor, ku është kërkuar edhe asistenca e punëtorit social.
Me datë 30.01.2017 në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar gjyshi i saj i cili pas konsultimit me prokurorin kujdestar të krimeve të përgjithshme ndalohet në ndalim policor për 48 orë.



