Arrestohet në Skenderaj një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit me 4 vjet burg

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Skenderaj një person që kërkohej me urdhëresë të gjykatës kompetente.

Sipas njoftimit të policisë, zyrtarët e Stacionit Policor në Skenderaj, pas veprimeve operative dhe grumbullimit të informatave për vendndodhjen e të dyshuarit, kanë realizuar në orët e hershme të mëngjesit bastisje në shtëpinë e tij, ku ai është lokalizuar dhe arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, i arrestuari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit me katër (4) vjet burgim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme