Një nënë dhe vajza e saj janë duke u përballur me akuza për incest pasi që janë martuar njëra me tjetrën në shtetin amerikan, Oklahoma.
Policia amerikane ka lëshuar urdhër arreste për Patricia Ann Spann, 43-vjeçare, dhe Misty Velvet Dawn Spann, 25-vjeëare, pasi që zbuloi se ato ishin martuar njëra me tjetrën në mars të këtij viti, përcjell Express.
Autoritetet lokale kanë zbuluar marrëdhënien e tyre muajin e kaluar gjatë një hetimi mbi mirëqenien e fëmijës, dhe më vonë mësuan se Patricia ishte martuar edhe më të birin në vitin 2008.
Biri i saj kishte dorëzuar një dokument për anulimin e martesës 15 muaj më pas, duke shkruar “incest” dhe duke thënë se ishte martuar me nënën e vet biologjike sipas një dëshmie me betim.
Patricia u ka thënë oficerëve se nuk kishte qenë në dijeni se po shkelte ligjin duke u martuar me Misty sepse emri i saj nuk ishte i shënuar në certifikatën e lindjes së vajzës së vet.