Ministria për Punë të Brendshme(MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në magjistralen Veles-Shkup, zyrtarë policorë ka privuar nga liria 24 vjeçarin S.E. nga fshati Studeniçan. Ai me veturën “Mazda” me targa të Shkupit, nuk i është bindur urdhrit policorë për ndalesë, pas së cilës me veturë ka goditur një veturë zyrtare të policisë, duke lënduar kështu dy policë. Më herët, S.E. në afërsi të pikës pagesore Demir Kapi është ndalur dhe nga vetura kanë zbritur tetë emigrantë nga Siria, të cilët kanë goditur rampën e stacionit të pagesës në Otovicë.
“S.E. është ndaluar dhe kundër tij do të ngritët kallëzim përkatës, ndërsa migrantët janë transferuar në qendrën transitore Vinojug”, njoftojnë nga MPB-ja.