Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria një të mitur i cili dyshohet për vjedhje të rëndë në një objekt hotelierik. Policia punon në zbardhjen e rastit.
“Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (05-tetor) në ora 18:00 kanë privuar nga liria një të mitur nga Tetova për shkak të dyshimit se ka kryer vjedhje të rëndë në një objekt hotelierik në rrugën “Iliria” në Tetovë. Një pjesë e produkteve të vjedhura i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit A.S.(34) nga Tetova dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të miturit do të përgatitet parashtresë përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.