Një person është arrestuar në fshatin Tresavë të Leposaviqit pasi gjatë ditës së djeshme pati të veshur uniformë në të cilën kishte të vendosura emblema të Serbisë.
Në raportin 24-orësh thuhet se lidhur me rastin, pas konsultimit me prokurorin dhe gjyqtarin për kundërvajtje, është vendosur që uniforma të konfiskohet.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.