Një person është arrestuar dje në Ferizaj, rreth orës 21:30, pasi, sipas Policisë, dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij.
Sipas njoftimit të Policisë, përveç bashkëshortes, pas ndërhyrjes, lëndime ka pësuar edhe vajza e tij.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar personat e përfshirë. Gjatë veprimeve policore, nga i dyshuari 55 vjeç është sekuestruar një armë zjarri ( pistoletë), së bashku me një karikator dhe tre fishekë. Nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje familjare, 55 vjeçari ka sulmuar bashkëshorten e tij, ndërsa pas ndërhyrejes, lëndime trupore ka pësuar edhe vajza e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.



