Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se ka privuar nga liria 56 vjeçarin L.J. nga Tetova, për shkak se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe disa plumba.
“Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë në koordinim dhe ndërveprim me Departamentin e Krim-Policisë – Sektori për Trafikimin e paligjshëm të armëve, drogës dhe mallrave të rrezikshme të Ministrisë së Brendshme, dje (19-shtator) rreth orës 17:15, kanë privuar nga liria 56-vjeçarin L.J. nga Tetova. Gjatë një bastisje të kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij, janë gjatë dhe konfiskuar armë gjuetie e kalibrit 16 mm, 22 patrone të të njëjtit kalibër. Përveç këtyre, ati iu gjet dhe konfiskuar edhe një armë e tipit “CZ” kalibër 9 mm, tre korniza dhe 13 plumba të të njëjtit kalibër. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët parashtresë përkatëse.