Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore si pasojë e shembjes së dheut dje në Prishtinë. Ndërkohë, Policia ka arrestuar një person, si përgjegjës për rastin.
Sipas Policisë, gjatë punimeve te një objekt në ndërtim në rrugën “Gjilani”, Prishtinë, është shembur dheu dhe i ka nxënë dy persona meshkuj kosovar.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe urgjenca të cilët kanë arritur që t’i nxjerrin personat nga gropa ku ju është ofruar tretman mjekësor, mirëpo njëri nga personat nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve dhe nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e tij, ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./abcnews.al